• +355 4 2250 174
  • shoqatakonsumatori@gmail.com

Organizimi

 

Të drejtat e konsumatorit Shqiptar

Sipas Ligjit Nr. 9902 datë 17.4.2008, neni 4. Të drejtat bazë të konsumatorëve shqiptarë janë:

  • e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës
  • e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomike
  • e drejta për t’u ankuar
  • e drejta për t’u dëmshpërblyer (kërkuar kompensim)
  • e drejta për edukim
  • e drejta për të marrë informacion
  • e drejta e përdorimit (për të patur akses në shërbimet publike)
  • e drejta e mbrojtjes ligjore
  • e drejta për t’u organizuar në shoqata ose unione që synojnë mbrojtjen e interesave të konsumatorit në organe vendim-marrëse.

Mbështetja ligjore

  1. Shoqata zhvillon veprimtarinë e saj në bazë të:
  2. Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sikurse është përcaktuar në nenin 19 të Statutit të SHKSH-së.
  3. Ligji nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”
  4. Statuti i Shoqatës së Konsumatorit
  5. Ligji i ri “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” nr, 9902, datë 17.04.2008.
  6. Ligji i Ushqimit nr, 9863, datë 28.01.2008
  7. Ligji i Shërbimit Veterinar
  8. Ligji për Ujrat
  9. Ligji për Ushqimin e blektorisë
  10. Ligji për Alkoolin
  11. Ligji për Tregtinë, Kodin tregtar, Kodin Doganor, Kodin Civil
  12. Ligji i Inspektoriatit Sanitar Shtetëror
  13. Ligji për Urbanistikën
  14. Ligji për Barnat Mjeksore
  15. Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit
  16. Kodexi Alimentar! – i pa përfunduar
  17. Ligji Antiduhan
  18. Ligji i Termo-Hidroizolimit
  19. Ligji i Sektorit të Energjitikës
  20. Ligji i Telekomunikacionit
  21. Ligji për Pushtetin Lokal dhe emergjencat civile

  •  

 

Pjesë nga: Statuti i “Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar”

*** Neni 1 : Shoqata është një organizatë jofitimprurëse në formën ligjore të “Shoqatës” dhe përbëhet nga një bashkim vullnetar i blerësve dhe përdoruesve të mallrave dhe shërbimeve shqiptare apo të huaja. *** Neni 3 : Qëllimi i Shoqatës është mbrojtja e konsumatorit, si dhe të edukojë qytetarët me normat ligjore ku të mbrohen dhe të realizohen të drejtat dhe interesat e tyre. *** Neni 4 : 4.1. Objekti i Shoqatës, të bëjë të njohura tek qytetarët të drejtat e konsumatorëve nga OKB dhe Konsumatorit Ndërkombëtar (CI), të drejtat e konsumatorit sipas ligjeve që mbrojnë konsumatorin si dhe të akteve nën/ligjorë. Per t’i bërë ato të vëtëdijshëm për mbrojtjen në rrugë ligjore të interesave të tyre. *** Neni 4 : 4.3 Në bazë të ankesave shoqata mbron interesat social- ekonomike në çdo fushë të interesave të tyre. *** Neni 4 : 4.4. Shoqata informon, këshillon, edukon, konsumatorët në përshtatje me nevojat e tyre, trajnon persona fizikë dhe juridikë që ofrojnë mallra dhe shërbime, që respektojnë standartet, ligjet konform marrëveshjeve të dy palëve. *** Neni 4 : 4.5. Sa herë që cënohen të drejtat e konsumatorit nga tregu, shoqata informon organet shtetërore përkatëse dhe kërkon ndërhyrjen e tyre për zbatimin e ligjeve në favor të konsumatorëve. *** Neni 5.6 : Shoqata merr në mbrojtje persona fizikë apo juridikë, të cilët janë apo nuk janë antarët e shoqatës, por si konsumatorë kërkojnë mbrojtjen e saj. *** Neni 6 : Ndalimi i shpërndarjes së fitimeve Nuk lejohet asnjë formë e shpërndarjes së fitimit, ose e përfitimit financiar dhe materiale nga të ardhurat dhe fitimet e shoqatës prej personave që janë subjekte të statutit ose aktit themelues, përveç detyrimeve të formës së pagesave nga kontrata e punës. *** Neni 7 Kohëzgjatja, Shoqata ushtron aktivitetin e saj për një afat kohor të pacaktuar. *** Neni 8 : Organet Drejtuese

  • Asambleja si organ vendimmarrës
  • Komiteti Drejtues zgjidhet nga Asambleja,
  • Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm